Açka: S’mund të shkojmë me një klub ku SPAK quhet bandë kriminale! Çështja e ‘non gratës’ na ndan

Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të ketë asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka në një intervistë për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se nuk mund të shkojnë dhe të bëhen bashkë me një klub që quan SPAK-un bandë kriminale. Sipas Açkës, grupimi i tyre është tashmë një federatë, ndërsa paralajmëroi se nëse elektorati gri shikon këtë përçarje nuk do të afrohet për zgjedhjet parlamentare të 2025.

‘Ata janë në një federatë, nuk është se do të ndodhë ndonjë ndryshim i madh. Fakti që bashkëpunojnë do të thotë se janë në një federatë. Nëse ky konflikt në PD do të vazhdojë demokratët që janë të lidhur me të djathtën, elektorati gri do të refuzojë të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk do të afrohen nëse shohin këtë lloj përçarje. Nuk u besoj këtyre bashkimeve artificiale. Nëse nuk bëhet distancimi nga non grata nuk mund të ketë vend për bashkim. Nuk mund të bësh një ftesë në një klub ku shahet SPAK-u si bandë kriminale. Personalja duhet të ndahet nga politika.’- tha Açka.

Lajme të tjera |  Rama nga Korça: Po studiojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjen me gaz

Duke u ndalur tek konferenca për shtyp e Lulzim Bashës, Açka tha se kryedemokrati duhet të jetë më prezent në media dhe me publikun shqiptar.

‘Mbase ka ardhur momenti që Basha të jetë më prezent në media dhe më prezent me publikun shqiptar. Ky është qëllimi që ne të zgjojmë shqiptarët e thjeshtë. Ajo që po ndodh me Kuvendin e Shqipërisë, mendoj se është një fillim i mbarë për këtë vit, duke qenë se duhet të përgatitemi për zgjedhje. Mendoj se është një çelje e mirë e këtij viti, ka ardhur koha të bëj shpjegimet e veta për këtë lidhje që ka me PD-në dhe Berishës. Mendoj se do tu duhet në vazhdim të vendosë një rutinë raportimi dhe lidhje komunikimi me shqiptarët.’- tha Açka.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 2 Nentor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Sa i takon mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Açka u shpreh se nuk u njoftua ne lidhje me konferencën e kryetarëve.

‘Su njoftova zyrtarisht për konferencën e kryetarëve. Për shkak të kushteve që jemi mosfunksionimit normal jam e detyruar të më shkoj mendja që kjo është një gjë e qëllimshme. Fakti ishte se nuk mora pjesë në konferencë për shkak se nuk isha njoftuar. Kjo është e vërteta ime.’- tha Açka.

Açka po ashtu kishte edhe një këshillë për kryedemokratin Lulzim Basha.

‘Basha ta ketë të qartë që nuk duhet të bëjë parti kryetar… nëse do të jetë me iluzionet e shëmbëlltyrës së Berishës… partisë kryetar ku shpërfill institucionet u vendos veto!’- tha Açka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us