Adriatik Lapaj e nis ofensivën politike me hedhjet e shalqive në fushat e Lushnjës

Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vizitoi sot fshatin Imshë në Bashkinë Lushnjë, një nga zonat më të njohura për prodhimin e shalqirit në vend. Në këtë vizitë, ai takoi Kristianin, një fermer 21-vjeçar, i cili ka mbjellë 10 hektarë tokë me bostan, por aktualisht përballet me një krizë të thellë për shkak të mungesës së tregut.

Në një video, Lapaj theksoi se situata në fshat është alarmante dhe se fermerët janë të detyruar të shesin prodhimin me çmime poshtë kostos, ose thjesht ta hedhin shalqirin.

“Jam këtu në fshatin Imshë të Bashkisë Lushnjë, një zonë bujqësore që merret me prodhimin e bostanit. Jam me Kristianin, një i ri 21-vjeçar që është kthyer për të punuar tokën. Ka mbjellë 10 hektarë shalqi dhe sot nuk ka treg për të”, deklaroi Lapaj.

Lajme të tjera |  “Duhet të lësh një kafe...”, ZBARDHEN bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës, si greku i bëri presion shqiptarit: Mos bërtit se...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us