Agjencia e Mbrojtjes Civile: Këto dy qytete do përballen me reshje në orët në vijim! Tregoni kujdes

Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Njoftimin e ka bërë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që thotë se janë marrë masat e nevojshme. Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në orët në vijim.

“Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”, njofton AKMC.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us