Agron Gjekmarkaj, gjatë një takimi në Lezhë, është shprehur se fshatrat e Shqipërisë kanë mbetur pa u zhvilluar, për shkak të mungesës së mbështetjes dhe investimeve.
Për këtë arsye, shprehet ai, nuk duhet të rrinë duarkryq, pasi po humb rëndësinë dhe peshën në zhvillimin e vendit.
Deputeti demokrat gjithashtu tha se qeveria, për 12 vite, nuk ka lënë asnjë gjurmë për mirë.
“Fshati po humb rëndësinë dhe peshën në zhvillimin e vendit, pasi keqqeverisja ka abuzuar dhe lënë pas dore bujqësinë, blegtorinë dhe çdo sektor jetësor.
Arsimi ka pësuar rënie në cilësi, mësimi në klasa kolektive siç ndodh në disa shkolla dhe këtu, tregon për probleme serioze.
Ndaj të dashur demokrat dhe banorë nuk duhet të rrimë duarkryq, asgjë nuk bëjnë këta që për 12 vite nuk iu gjendet për mirë kund një gjurmë. Po përdorin lëmoshë për pensionistët për vota por shqiptarët nuk do të mashtrohen më”, tha Gjekmarkaj.
Po ashtu, ai u shprehe se “programi emergjent i PD-së, nxjerr vendin nga zullumi qeverisës aktual dhe garanton mbështetje dhe zhvillim në mënyrë të barabartë për çdo shqiptar”.