Ahmetaj në arrati, Plarent Ndreca i merr mandatin e deputetit

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ vendosi sot t’i japë mandatin juristit Plarent Ndreca, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati.

Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kyekomisoneri Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin, ndërsa më pas ai do duhet të betohet në senacë plenare.

Nuk verifikohet që të ketë kushte për mos zgjedhjen e tij si deputet në Kuvend, kështu vendos dhënien e mandatit zotit Plarent Ndreca”, tha Celibashi.

Pasi Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes, ai i kaloi Ndrecës i cili mori 4008 vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ndreca do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit mungoi 6 muaj për shkak se është në arrati. Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Lajme të tjera |  'Nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, nuk do shkoj më në Parlament', a do e mbajë premtimin deputeti Edi Paloka?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us