Ahmetajt i ‘digjet’ mandati, kush do e zëvendësojë?

Mungesa e gjatë në parlament për shkak të arratisjes nga drejtësia do i kushtojë ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, mandatin e deputetit. Kjo pasi referuar Kushtetutës së vendit, deputetit i hiqet mandati nëse për 6 muaj nuk merr pjesë në asnjë nga punimet e Kuvendit.  Kështu sipas përllogaritjes, 6 janari është dhe dita e fundit që Ahmetaj duhet të paraqitet në Kuvend për të mos humbur mandatin. Por në kushtet që ai ndodhet jashtë Shqipërisë për shkak të shmangies së drejtësisë, automatikisht do ti sillte largimin nga Kuvendi dhe zëvendësimin e tij me një tjetër socialist, referuar listës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 Prillit 2023.

Ndërkohë, prej 14 korrikut, Arben Ahmetajt i është hequr imuniteti i deputetit. Me 117 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë i dha Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dritën “jeshile” për të arrestuar Arben Ahmetajn, por që ky i fundit ishte larguar jashtë Shqipërisë para dhënies së një autorizimi të tillë. Ish-numri dy i Qeverisë vijon të jetë në arrati.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Vendin e lënë bosh nga Arben Ahmetaj, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ku dhe fitoi mandatin e deputetit mori 11.287 vota duke u rënditur në 5 deputetë më të votuar, pritet ta zërë Dallëndyshe Bici, pasi në bazë të votave preferenciale ajo ka marrë 4977 vota preferenciale. Kjo e fundit mban detyrën e Drejtoreshës së Kadastres. Nuk dihet ende nëse Bici do të pranojë mandatin e deputetes. Në rast se kjo e fundit refuzon, atëherë mandati i kalon Plarent Ndrecës.

Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023 dhe akuzohet për “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us