“Ai po tallej me mua”, dëshmia e 50-vjeçarit që vrau kunatin: Tentoi të më merrte armën gjatë përleshjes

Zbardhen dëshmi të reja të 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij, pasi prej vitesh dyshohet se i kishte përdhunuar vajzën që kishte nga martesa e mëparshme. Ai ja treguar makthin që ka përjetuar kur ka marrë vesh përdhunimin që i është bërë vajzës së tij, në momentin kur ajo i ka dëshmuar atë që ndodhte prej vitesh. Tarellari është shprehur se Erjon Pelivanin, e kishte futur në shtëpi dhe e kishte ndihmuar ekonomikisht, dhe ai kishte përfunduar duke shkatërruar jetën e fëmijës së tij.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”, ka dëshmuar Tarellari. Zbulimi i të vërtetës shokuese, ndodhi në momentin që pronarja e banesës me qera, ku qëndronte e bija për të studiuar, i kishte rrëfyer 50-vjeçarit se e reja nuk i kishte paguar qeranë.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti të merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do ti publikonte video, ku e reja shihej e zhveshur.

Pa i zbuluar 18-vjeçari personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush e kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë.

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. “E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. 

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon me vëllanë e saj dhe i ka kërkuar që të shkonte tek ata.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.

Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën. Deri tani nuk ishte raportuar që mes viktimës dhe autorit të kishte pasur një ballafaqim paraprak.

Momenti i vrasjes

50-vjeçari për t’u mbrojtur, ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai është rrëzuar. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata dolën në një përleshje. 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori i cili pretendonte se arma kishte shpërthyer – tentoi t’i hiqte karabinanë dhe më pas tani duket se gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.

Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas është dorëzuar, ndërkohë që dje u lirua me kusht nga ana e Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us