Aksident fatal në Bulqizë / Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë te Ura e Vocit në Bulqizë.

Policia thotë se një 64-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur për vdekje një këmbësore 59-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Presidenti Begaj-qytetarëve për 11 majin: Keni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us