Aksident i rëndë me 6 të plagosur në Levan-Tepelenë, përplaset furgoni i pasagjerëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh.

Një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë 6 persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us