Aksident i rëndë në Greqi/ Makina përplaset me stacionin e autobusit dhe merr zvarrë dy gra, njëra prej tyre shqiptare (PAMJET+EMRI)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 10:00, në Patrida Veria.

Një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, banues në Naoussa, ka ecur në drejtim të kundërt dhe është përplasur me stacionin e autobusit.

Në stacion ndodheshin dy gra (njëra prej tyre shqiptare), një 68-vjeçare dhe një 21-vjeçare e identifikuar si Elisa Doka, të cilat i ka tërhequr zvarrë.

Sipas mediave greke, 68 vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa e reja gjatë rrugës për në spital.

Dyshohet se drejtuesi i makinës ka humbur ndjenjat, ose e ka zënë gjumi.

Për fatin e keq të grave, autobusi që po prisnin ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda mund të kishin hipur në të.

Lajme të tjera |  “Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Nga përplasja, trupi i 21 vjeccarës u hodh dhjetë metra larg.

Shoferi 64-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia./VoxNews

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us