Aksident i RËNDË në Krujë/ Gjyshi përplas për vdekje mbesën e mitur

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një e mitur ka humbur jetën. Dyshohet se vajza 2 vjeç është përplasur aksidentalisht nga gjyshi i saj, Martin Kaçi teksa ai po ecte indietro me makinë.

Pas transportimit të menjëhershëm në spital, fëmija nuk ka arritur që t’i mbijetonte plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  “Nuk bëra asgjë për t’i merituar”, trashëgimtarja 33-vjeçare austriake do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us