Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Raportohet se dy makina janë përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë përfuanduar jashtë rruge. Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur një francez, i cili ndodhej në një prej mjeteve.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES
Ai është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë shoferi i mjetit tjetër nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ai pas aksidentit është larguar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Pritet që Policia e Lezhës të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.