Aksident i rëndë në Lushnjë, mjeti del nga rruga dhe bie në kanal! Shoferi bllokohet brenda

LUSHNJË– Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Zhym të Lushnjës. Raportohet se një makinë, e cila drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë ka mbetur i bllokuar në mjet Allkanjari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Më pas është dërguar në gjendje të rëndë shëmdetësore në spital.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Lajme të tjera |  Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja: Naim Murseli urdhëroi ekzekutimin e saj pasi kishte...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us