Aksident i rëndë në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari ka dalë nga rruga, është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet që kalonte.

Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.

Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motoçikletës, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.

Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti

Lajme të tjera |  Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us