Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë 16-vjeçari, një 14-vjeçar në gjendje të rëndë

Një adoleshent ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Policia e Shkodrës njofton se 16-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë lëndime serioze që i shkaktuan vdekjen.

“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, bën me dije policia.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është transportuar për në spital, një i mitur, vetëm 14-vjeç, i cili dyshohet se udhëtonte bashkë me viktimën në të njëjtin motomjet.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme të tjera |  “Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us