Aksident me pasojë vdekje në Fier, detajet

Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Raportohet se një makinë tip “Ford” ka përplasur këmbësorin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në polici dhe po jep dëshminë e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.  Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Edi Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us