Aksident me vdekje gjatë natës në Librazhd

Një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në një aksident rrugor në Librazhd.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us