Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë/ Përplasen disa automjete, përfshihet dhe autobusi i ekipit të femrave të Skënderbeut!

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Lajme të tjera |  Rama mbledh kandidatët për deputetë në një ambient privat: Mos shani njëri-tjetrin! Po na dëmtoni në zgjedhje

Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë. Vetëm dy-tre vajza kanë pësuar dëmtime të vogla por pa probleme për jetën

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us