Aksident në Fier, përplasen 2 makina! Mjeti me targa greke përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Fier-Portez. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë njëra, me targa greke ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ata ndodhën jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Blutë e Fierit nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us