AKSIDENT në Rrugën e Kombit/ Plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Të plagosurit raportohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga përplasja aksi rrugor u bllokua për disa momente.

Ata janë shqiptarë të Kosovës dhe ishin për pushimet e fundjavës në vendin tonë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us