Aksident pranë TEG-ut, 23-vjeçari me makinë përplas për vdekje një 55-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të “TEG”-ut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një 23-vjeçar duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.

“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us