Është identifikuar viktima e tretë e aksidentit me shqiptarë në Itali, të cilët udhëtonin me një mjet BMW, e cila pas përplasjes shpërtheu në flakë. Viktima e tretë është 33-vjeçari Aleks Mhillaj, i cili u gjet rreth 300 metra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti. Më herët u identifikuan dhe dy viktimat e tjera nga ku aksident, po ashtu shtetas shqiptarë, 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.
Trupi i Mhillaj u gjet dy ditë më pas, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
Makina tip “BMW” e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit. Dyshohet se makina që u përfshi në aksident ka qenë e vjedhur, ndërsa policia ka gjetur në bagazj sende që përdoren në grabitje. Sipas rindërtimit të dinamikës së aksidentit, mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë në momentin e përplasjes.