Aksidenti me vdekje i shqiptarit… zbulon grabitjen e shufrave të arit në Greqi

Një vjedhje e madhe në një shtëpi në zonën e Nea Erithrea, e kryer në shtator të vitit 2024, u zbardh nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Athinës. Vlera e vjedhjes ishte rreth 1 milion euro, ku mes sendeve të grabitura edhe shufra ari.

Ajo që çoi në zbulimin e grabitjes ishte një aksident automobilistik, ku u plagos për vdekje një 35-vjeçar shqiptar, i cili ishte anëtar i katërt i bandës, raportojnë mediat greke. Policia gjeti një çantë shpine që mbante shoferi fatkeq i motoçikletës dhe kishte 140 mijë euro. Policia ka vënë në pranga 3 grekë, të cilët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që mbeti i vdekur, kishin kryer vjedhjen e madhe.

Në vijim të hetimeve, policia arrestoi tre personat në zonat e Beotisë dhe Pireut. 8 shufrat e arit dhe afërsisht 1000 paund nuk u gjetën, por u konfiskuan: shuma prej 87 410 euro, 7 celularë, detektor metalik,, peshore elektronike precize si dhe dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjes së mësipërme

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us