Aksidentohet minatori në Bulqizë (Detaje)

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, është lënduar një minator. Në momentin e aksidentit, minatori 36-vjeçar po punonte në zonën D të galerisë. Minatori është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës e më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Ditën e Krishtlindjeve.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi  V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës  në një minierë kromi në Bulqizë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë! E mitura ndërron jetë në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us