Aksion në Vlorë! “Task Forcat” në këmbë për sezonin, porosia e Ramës: Lironi hapësirat, keni 48 orë kohë!

Në Vlorë ka nisur aksioni që u paralajmërua dhe kërkua nga kryeministri Edi Rama. Dy ditë më pas, sot, në gjithë qytetin bregdetar, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas. Siç ishin edhe porositë e kreut të qeverisë që edhe pse nuk është në terren ka lëshuar një mesazh nga Tirana. Duke treguar me shembull sesi është “zabtuar” hapësira publike në zonën e 21 dhjetorit, Rama ka lëshuar edhe një paralajmërim: Hiqini vetë, ose përballuni me ligjin!

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!,”-shkruan në “X”, krahas fotove Rama.

Aksion në Vlorë! "Task Forcat" në këmbë

Edhe pse shembullin e ka marrë në Tiranë, të njëjtat kritika ka pasur edhe për Vlorën.

Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta! Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite! Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”

Aksion në Vlorë! "Task Forcat" në këmbë

Aktualisht në Vlorë Rama ka deleguar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngun dhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun, Bledi Çuçin. “ReportTv” raporton se Vëngu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë duke ndarë edhe planin e punës.

– Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

– Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cënojë imazhin e qytetit.

– Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Përgjatë korrikut dhe gushtit, të gjithë deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës, me porosi të Ramës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që mund të kenë. Po ashtu do të organizojnë edhe takime për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi. Nëse performanca nuk i përmbush pritshmëritë, drejtuesi largohet nga detyra. Edhe pse Rama kishte kritika për të, në terren ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Për mediat, ai komentoi largimet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës duke u shprehur se i kishte kërkuar prej kohësh lëvizje të tilla.

Lajme të tjera |  Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë

Deri më tani, Tirana dhe Vlora janë dy qytetet e para që “skanohen” nga Rama, ndërsa nuk dihet nëse aksioni për sezonin do të shtrihet edhe në qytete të tjera turistike siç janë Durrësi, Kavaja, Lezha, Shkodra, Gjirokastra, etj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us