Aksioni në Kuvend lë ‘pa bukë’ deputetët e opozitës, grupimi i Bashës e pëson më keq

Aksioni opozitar dhe mungesa në mbledhjen e komisioneve, iu ka kushtuar shtrenjtë deputetëve të opozitës, të cilëve iu janë mbajtur para ngta rroga e tyre. Në muajt Tetor dhe Nëntor, kohë në të cilën nisi dhe radikalizimi i opozitës, deputetët e grupeve opozitare kanë dhe uljen më të ndjeshme të pagave të tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Kuvendi deputeti më i penalizuar për këto dy muaj rezulton të jetë Enkelejd Alibebaj, për shkak të mungesave të shumta në seancë. Gjatë muajit tetor, në llogarinë e tij kanë kaluar 82 mijë lekë më pak ndërsa në muajin nëntor, i janë hequr nga paga rreth 92 mijë lekë. Pas tij renditet deputetja Orjela Nebiaj, ku në periudhën tetor-nëntor Nebiajt i janë mbajtur 150 mijë lekë.

GRUPIMI BASHA, TETOR- NËNTOR

Kreshnik Çollaku 20,477 lekë 40, 945 lekë

Andia Ulliri 20, 477 lekë

Flutura Açka 10,734 lekë, 64,405l ekë

Ilda Dhori 20,477 lekë, 61, 431 lekë

Orjola Pampuri 10, 238 lekë, 40,954 lekë

Enkelejd Alibeaj 82,079 lekë, 92,142 lekë

Lulzim Basha 20, 477 lekë

Orjela Nebiaj 40,954 lekë, 102,384 lekë

Ndërkohë që edhe Gazment Bardhi nuk rezulton të jetë më pak i ndëshkuar. Gjatë dy muajve atij i është hequr një shumë prej rreth 80 mijë lekësh të rinj, ndërsa i dyti në listë rezulton të jetë deputeti Luan Baçi, të cilit i janë mbajtur rreth 72 mijë lekë.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

GRUPIMI BERISHA-BARDHI, TETOR- NËNTOR

Elda Hoti 10,238 lekë, 40,954 lekë

Bujar Leskaj 20,477 lekë

Luan Baçi 71, 669 lekë

Albana Vokshi 30,715 lekë

Zheni Gjergji 32,202 lekë

Bledion Nallbati 51,192 lekë

Lefter Gështenja 20,47 lekë, 51,192 lekë

Gazment Bardhi 82,082 lekë

Ervin Salianji 10,238 lekë

Jorida Tabaku 10,734 lekë

Ramadan Likaj 20,477 lekë

Edi Paloka 10,238 lekë, 30,715 lekë

Saimir Korreshi 20,477 lekë, 10,238 lekë

Asllan Dogjani 40,954 lekë

Qani Xhafa 40,954 lekë

Sorina Koti 20,477 lekë

Ndërkohë edhe pse kanë qenë larg përplasjeve në Kuvend, me shumicën e herëve vetëm duke ngritur kartonat, për çështje mungesash nuk mungojnë as ndëshkimet në radhët e deputetëve socialistë. Agron Çela dhe Pandeli Majko renditen si ligjvënësit të cilëve iu janë hequr më shumë para. Ndërkohë në listë janë dhe deputetët Etjen Xhafaj, Paulin Stërkaj dhe Petro Koçi. Ndërkaq ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj figuron me 0 lekë prej disa muajsh, ndërsa sot iu zëvendësua përfundimisht edhe mandate i tij në Kuvend.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

GRUPIMI PS, TETOR- NËNTOR

Paulin Sterkaj 20,477 lekë

Etjen Xhafaj 20,477 lekë

Pandeli Majko 40,954 lekë 

Petro Koçi 10,230 lekë

Agron Çela 30,715 lekë, 61,431 lekë

Arben Ahmetaj PA PAGË, PA PAGË

Pas miratimin në mars të vitit që lamë pas, paga bruto e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë ka shkuar në 300 mijë lekë të reja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us