Aksioni “tokë e xanun”/ Pronarët e bizneseve në Vlorë protestë: Do mbyllim totalisht bizneset!

Nisma e kryeministrit Edi Rama, për lirimin e hapësirave publike, nuk është pritur mirë në Vlorë. Pasi kreu i qeverisë u la tre ditë kohë që të lirojnë hapësirat publike, pronarët e bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë kanë dalë sot në protestë. Për ta, vendimi për të vepruar tani, është shkatërrues për ta. Një prej pronarëve ka folur për mediat duke u shprehur se të gjithë kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre, duke e konsideruar vendimin e tyre një “notë proteste”. Lidhur me aksionin, ata thonë se një kohë më e mirë për të vepruar do të kishte qenë disa muaj para ose pas sezonin, në mënyrë që të mos ndikonin as tek turizmi.

“Është një goditje ekonomike kryesisht, është një situatë që nuk është bërë gjatë natës. Kryeministri ka qenë këtu dhe ka ngrënë dreka dhe darka, ka ardhur. Kjo gjë mund të bëhej para sezonit turistik. Mund të ishim riorganizuar shumë herë më mirë para sezonit, ose pas sezonit. E gjitha kjo që shihni sot është një ankesë që po e bëjmë së bashku. Është një situatë e paprecedentë. Gjithë këtu çfarë janë, turizmi sivjet nuk është në nivelet e pritshme, pak situatë kritike është, shto edhe këto prishjet, të gjitha këto përbëjnë një dëm ekonomik dhe kjo është një situatë që ne nuk e pranojmë dot. Po shkojmë drejt mbylljes, ndaj edhe kjo është një notë proteste. Ne jemi të gjithë të hapur që të ulemi të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën. Kjo është një situatë që ka vite që është e tillë. Nuk ka ndodhur asnjë uzurpim brenda natës. Do të donim që kjo situatë tëmos ishte “show” mediatik për të mirat e biznesit por edhe të komunitetit. Ne duam më të mirën e mundshme, por gjatë sezonit nuk e tolerojmë dot më sepse kemi kostot, trysnitë dhe presionet tona. Turizmi dhe turistët janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo situatë që mund të ndodhi,”-tha pronari i një biznesi për mediat.

Lajme të tjera |  Decentralizimi i pushtetit lokal, emergjencë/ Baze: Për të hyrë në BE duhen kthyer sytë nga fshati

Para tre ditësh, Rama iu dha një ultimatum prej 48 orësh bizneseve në Lungomare që të lirojnë hapësirat publike, ndaj edhe sot pronarët e bizneseve janë mbledhur për të kundërshtuar nismën e Ramës. Ndërkohë aksioni i kreut të qeverisë vazhdon edhe në qytete të tjera, pasi sot pritet që të vizitojë Fierin dhe Durrësin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us