Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi të moshuarish!

Tinka Kurti, një prej aktoreve më të njohura shqiptare, me 60 vite karrierë, po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Në spektaklin e transmetuar një natë më parë të “BiG Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin Laert Vasili, i cili gjithashtu u surprizua dhe nga një prej miqve të tij më të mirë, Helidon Fino.

Në fjalët e saj, njeriu, të cilës i është dedikuar edhe një dokumentar, rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Për herë të fundit, Tinka Kurti u shfaq në publik për homazhet që u mbajtën më 4 prill për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë më 3 prill.

Lajme të tjera |  Pamjet / Nxehet situata në shtëpi, Egli dhe Gjesti me vallëzim sen*ual në oborr

Ajo ka krijuar familje, por në vitin 2018 humbi djalin e saj, Zef Kurti nga një sulm në zemër. Nuk dihet se si kanë rrjedhur ngjarjes që një artiste si Tinka Kurti, e cila është nderuar me medalje “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës, ka përfunduar në një shtëpi të moshuarish.

Tinka Kurti ka lindur më 17 dhjetor 1932 dhe është një nga aktoret më të njohura shqiptare. Puna e saj, që përfshin 60 vjet, përbëhet nga më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore. Ajo është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit të Shqipërisë.

U lind në Sarajevë, e bija e Dedë Kolë Thanit dhe gruas së tij hungareze, Elizabetës që aktorja në fëmijëri e quante Saveta. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 18 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us