Aktualisht i huazuar në kampionatin kosovar, mesfushori “flirton” me një rikthim tek Tirana

Në merkaton e janarit që lamë pas, Ardit Hila u huazua nga Elbasani për në Kategorinë e Parë të Kosovës. Mesfushori 32-vjeçar u bë pjesë e ekipit të Prishtinës së Re, të cilët u ngjitën në Superligën e Kosovës.

Ardit Hila kontribuoi në ngjitjen e ekipit të tij në elitën e Kosovës, dhe tashmë pritet të kthehet tek Elbasani. Por së fundmi, ish-mesfushori i Tiranës i ka dhënë sinjale të qarta skuadrës bardheblu.

Pak minuta më parë, Ardit Hila ka publikuar një fotografi ku luante për Tiranën, një “flirtim” i 32-vjeçarit me skuadrën kryeqytetase. Mesfushori arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë me fanellën bardheblu në sezonin 2022/23.

Aktualisht i huazuar në kampionatin kosovar, mesfushori

 

Lajme të tjera |  Vonon, por nuk harron! Thomas Brdaric u dërgon mesazhin e ngrohtë lojtarëve të Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us