AKU: Qytetarët në Vlorë konsumuan qumësht me aflatoksinë

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Menjëherë pas konfirmimit të analizave laboratorike të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), AKU nisi verifikimet në pikat e shitjes ku dyshohej se ishin shpërndarë produktet e kontaminuara. Gjatë kontrolleve në qytet janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarkete.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us