AKUZA brenda PD/ Tabaku mbledh mbi 20 mijë vota në Tiranë, Adriana Kalaja: Ja bleu Rama!

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke u bërë më e votuara për Partinë Demokratike, por edhe në rang vendi. Por, për kandidaten tjetër të listës së hapur të Tiranës, Adriana Kalaja, votat e Tabakut nuk janë të sajat. Në një koment të bërë në rrjetin social “Facebook”, Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t’i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar.

“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD,”-shkruan në komentin e saj Adriana Kalaja.

AKUZA brenda PD/ Tabaku mbledh mbi 20 mijë vota në Tiranë,

AKUZAT E ADRIANA KALASË

Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim. Postimi i fundit në rrjetet e saj sociale është ai i falenderimit për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për nga numri i votave, Tabaku është ndër më të votuarat, duke siguruar më shumë se 20 mijë vota në të gjithë qarkun e Tiranës. I dyti më i votuar pas saj ishte mjeku Ilir Alimehmeti.

Lajme të tjera |  Mesazh nga qelia/ '100 ditë i burgosur pa gjyq', kryebashkiaku Veliaj: Po pengohem për t'i shërbyer qytetit që më ka votuar masivisht 3 herë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us