Akuzat e Monika Kryemadhit, Tedi Blushi ia fut të qeshurës

Monika Kryemadhi ka akuzuar sekretarit e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrime përçarëse dhe për sjellje të dyshimta në raport me zhvillimet e brendshme të partisë, në një kohë kur kreu i saj, Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në reagimin e tij të parë, Blushi zgjodhi të mos e ndezë më tej situatën, por u shpreh me qetësi në studion e Fax News, ku ishte i ftuar. Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta.

“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim,” – tha Blushi duke qeshur.

Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

“Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik,” – theksoi ai.

Lajme të tjera |  Kujdes nga vapa, një tjetër valë i nxehti mbërthen Europën gjatë Korrikut!

“Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në Presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ça do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Ajo vijoi më tej duke e akuzuar Blushin për mungesë guximi që të flasë për figura si Ergys Agasi apo Ulsi Manja, duke aluduar se hesht për shkak të pozicionit të bashkëshortes së tij në administratë.

Lajme të tjera |  Dashnor Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës, do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

“Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Ai është izoluar, Meta është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklaratë për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për Ministrinë e Drejtësisë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us