Akuzat/ “Hyri në SPAK si opozitar e doli si rilindas”, Metës nuk i “del e keqja” me Braimllarin, e përmend në protestën e opozitës

Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.

Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit.

Ky i fundit para disa javësh deklaroi publikisht se është larguar nga radhët e Partisë së Lirisë.

Ai po ashtu e cilësoi 11 majin si një datë historike që do të shënojë skadimin e “narkoregjimit” të Edi Ramës. Meta beson se kjo ditë do të jetë një simbol i fitores për ata që duan lirinë dhe do të shënojë nisjen e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi, që do të fokusohet në rritjen e ekonomisë së brendshme.

“Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal.Kyqë më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij.

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us