Akuzat për vallanë/ Rama: Të përballet me drejtësinë si gjithë të tjerët

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë akuzat e bëra nga opozita ndaj vëllait të tij, Olsi Rama si pjesë e grupit kriminal që lidhet me kokainën e kapur në Xibrakë. Rama tha se vëllai i tij ka kapacitetin për tu përpballur vetë me drejtësinë dhe se çështja ndaj tij, i takon Prokurorisë së Posaçme. Deklaratën e bëri i ftuar në “Report Tv”.

Edi Rama: Sepse nuk është një çështje personale dhe nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai dhe këtu në Shqipëri. Vëllai ka gjithë kapacitetin që të përballet si gjithë të tjerë. Është një çështje që i takon SPAK të vendosë se kush është fajtori në këtë. Natyrisht aty ka një pjesë tjetër që lidhet me mua dhe për atë pjesë është padia numër 22 e imja për këta shqiptarë që janë mbartës të atij mallkimi që ka Shqipëria që nga 1912, që kanë qenë armiqtë më të mëdhenjë për një progres në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us