Kryedemokrati Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Mësohet se udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten do të jetë udhëheqë protestën në orën 17:00.
Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU – Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar – një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.
Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti.
Sakaq, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e PD-së do të mbahet më 16 maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu I.
“Grabisin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!”, është slogani i kësaj proteste, e cila vjen vetëm 6 ditë pas zgjedhjeve.