Alarm në Europë / Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve në këtë shtet

Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve.

Personi, sipas BBC, u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i mpox në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.

Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë, ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër.

Lajme të tjera |  Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale, me katër në 100 raste që çojnë në vdekje.

Ekzistojnë dy lloje mpox, Clade 1 dhe Clade 2. Ndërsa Clade 2 shkaktoi një emergjencë të shëndetit publik në vitin 2022, tani paraqitet i butë dhe tashmë është shfaqur në Suedi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us