Albana Vokshi nga Vora: Këtu vepron “një grup”, ditën e votimit shfaqen si hije!

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur për një “grup” që sipas saj kontrollon të gjithë zonën. Gjatë një takimi elektoral në Vorë, bashkë me kandidatët e tjerë të Partisë Demokratike, Vokshi nuk përmendi emra. Por përçoi mesazhin se në një zonë një grup sundon dhe vepron gjatë zgjedhjeve. Në fjalën e saj, ajo paralajmëroi se me ardhjen në pushtet të opozitës, këtij “grupi” do t’i vijë fundi

“Këtu në vorë këto vitet e fundit nuk sundon ligji. Qytetarët ndjehen të braktisur dhe të frikësuar. Sundon vetëm një grup që kontrollon bashkinë dhe vendos se kush do të përditojë dhe kush do të ndëshkohen. Dhe që ditën e votimit shfaqen si hije duke shkelur çdo standard të ndershmërisë apo të lirisë. Edhe këtij grupi do ti vijë fundi më 11 maj,”-tha Vokshi në fjalën e saj.

Lajme të tjera |  TËRMETI në Turqi/ Me dorën që i dridhej, MOMENTI kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

Por, edhe njëherë, nuk përmendi emra se për cilin grup bëhej fjalë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us