Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezanton programin/ LaCivita: Berisha ka një plan të vërtetë për të rinjt shqiptarë dhe të ardhmen

Strategu amerikan i fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita lavdëroi programin ekonomik të opozitës me të cilin prezantohet në këto zgjedhje, duke atë si pranë familjes shqiptare.

LaCivita e krahasoi programin e PD me atë të Donald Trump në Amerikën, duke shtuar se ai ul taksat dhe sjell shpresë për të rinjtë.

“Ne të gjithë e dimë që në 12 vitet e fundit, Edi Rama ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Ai ka dështuar si udhëheqës dhe për familjet shqiptare.

Ne kemi Berishën, një mik i vërtetë i familjeve shqiptare. Ai ka një program për të ulur kostot e jetesës për familjet shqiptare dhe një program konservator si Trump dhe Reagan.

Lajme të tjera |  “S’ka më ‘tokë e xanun’”/ Rama publikon fotot nga hapësirat e zëna në Tiranë, thirrje bizneseve: Do të përballeni me gjoba dhe ndjekje penale

Është një plan për të ulur taksat, për të rinjtë dhe për të ardhmen. Pikërisht ky është qëllimi i kësaj fushate.

Ky është dallimi mes udhëheqjes së Berishës dhe Ramës.

Një fitore për Berishën është fitore për familjen shqiptare”, tha drejtuesi i fushatës së opozitës, LaCivita, i cili foli më pak edhe se dje, kur u hap fushata.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us