Alesia Balliu ironizon Berishën: Doli fitimtar më 11 maj, qëllimi i tij kreu i PD dhe jo qeveria

Alesia Balliu vijon të ngrejë zërin mbi atë që po ndodh në PD. Partia e parë opozitare pësoi disfatë në zgjedhje dhe Balliu është ndër zërat e paktë që kërkon të mbahet përgjegjësi për atë rezultat.

Sipas saj, ai nuk donte të bëhej kryeministër, por të rrite kryetar i opozitës. Po ashtu shton se këtë e tregoi dhe faktin që futi në listë të mbyllur vetëm besnikët.– Këta që nuk veprojnë si ty, janë të gjithë njësoj? Nuk janë me integritet që duan proces të ndershëm?

Sali Berisha fitoi garën për të qenë numri 2, fitoi garën për të qenë kryetari i opozitës. Kjo ishte fitorja e tij. Kaq donte. Prandaj u bë lista. Po të vije re mediat kur doli lista, të gjithë analistët thoshin që ishte një listë humbësish. Një listë e besnikëve të Berishës. Nuk kishte asnjë ndryshim nga lista e Bashës. Të vetmit që mungonin ishin Basha dhe Shehaj.

Lajme të tjera |  “Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit” - Erion Braçe: Ia kemi dalë të stabilizojmë vendin

– Te listat e hapura nuk thuhet e njëjta gjë?

Po kush nga ata hyri? Tabaku, për shembull, duhej të ishte te lista e mbyllur për shumë kontribute.

– Pse e futi te lista e hapur?

Sepse nuk ishte besnike e Berishës. E meritonte listën e mbyllur. Këta individë i shërbejnë vetëm interesit të Berishës. Ata janë për të ruajtur legjitimitetin e Berishës. Janë ata shkaktarët e humbjes së madhe. Po këta individë kritikojnë zërat si mua, zoti Sula…

– Po a do sillni diçka konkrete?

Ne jemi duke ndryshuar opinionin publik. Ne na përshëndesin shumë demokratë. Jo se ata nuk dëgjojnë. Të lumtur janë vetëm besnikët e Berishës. Vetëm ata fituan. Ata do marrin dieta, ata do marrin rrogën. Nëse është farsë, pse hyn e paguhesh me taksat e qytetarëve?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us