Alimehmeti dhe Kalaja nuk tërhiqen, kërkojnë mandatin, u bashkohet edhe Shkëlqim Shehu dhe PL (KËRKESAT)

Beteja e kandidatëve të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për një mandat në Kuvend duket se ende nuk ka përfunduar. Ilir Alimehmeti, kandidati për qarkun e Tiranës, ka depozituar një padi në Kolegjin Zgjedhor kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas rrëzimit të ankesës së tij nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Kështu që nesër do të hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij për të rinumëruar votat në të gjithë KZAZ-të e qarkut të Tiranës.

Por duket se nuk është i vetmi! Edhe kandidatët e tjerë Aulon Kalaja në qarkun e Durrësit dhe Shkëlqim Shehu në Kukës kanë paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor duke kërkuar rinumërim të votave. Vetë Kalaja pretendon se ka pasur devijim të votave preferenciale të tij. Ndërsa Shkëlqim Shehu, i cili humbi mandatin e listës së hapur përballë kolegut të tij, deputetit Isuf Çela, pas numërimit të votave të diasporës, kërkon gjithashtu rinumërimin e votave preferenciale.

Lajme të tjera |  Flluska që po ngrihet me tulla si rrezik real i ndërtimit në Shqipëri

Megjithatë nuk janë të vetmit që kërkojnë rinumërim. Edhe aleatët e Partisë së Lirisë, kanë kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë. Më konkretisht kërkojnë rinumërimin në Kavajë; Golem; Synej; Helmas dhe Luz i Vogël. 

“Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar. Në pritje të shqyrtimit dhe miratimit të kësaj kërkese, ju falënderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin,”-shkruan Tedi Blushi në kërkesën që ka depozituar sot në KQZ.

Alimehmeti dhe Kalaja nuk tërhiqen, kërkojnë mandatin,  u

Por nëse PL e ka më të thjeshtë, ngërçi qëndron tek Partia Demokratike. Kjo sepse kandidatët nuk i kanë për herë të parë kërkesat që kanë ridepozituar sot. Për rastin e kandidatit Alimehmeti, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk e pranoi që të shqyrtonte kërkesën e tij për rinumërim me pretendimin se kërkesa duket të bëhej me mbështetjen e partisë me të cilën kandidatët kishin garuar në zgjedhje.

Lajme të tjera |  Shkëlqimi dhe rënia e partisë së Ilir Metës! E fortë vetëm pranë pushtetit

Sipas KAS, ligji e thotë qartë që ata nuk mund të kërkojnë hapje kutish dhe rinumërim të votave preferenciale, pa marrë një “ok” edhe nga Partia, në këtë rast, Partia Demokratike. Ndaj nuk dihet nëse në kërkesën e depozituar për të disatën e herë, e kanë marrë edhe legjitimitetin si palë ankuese për ankesat e tyre. Në daljen e fundit publike, kryedemokrati Sali Berisha premtoi mbështetje, megjithatë nuk dihet nëse kjo mbështetje publike është materializuar në një firmë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us