Alimehmeti dhe Tabaku morën vota sa 22 kandidatë në listë, i dhuruan PD-së tre mandate

Votat e grumbulluara nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, i siguruan Koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike, 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit, por vetëm, njëri prej tyre, do mund të hyjë në parlament. Nga 13 deputetë që opozita arriti të sigurojë, 12 janë në listën e mbyllur. E 13 është Jorida Tabaku. Ndërsa Alimehmeti që e pason, mbetet jashtë.

Qartazi të padëshiruar nga kupola e PD-së, ata u hodhën në fushën e betejës, në listat e hapura, pavarësisht se në primaret ishin renditur ndër të parët për mbështetjen mes bazës demokrate.

Ndërsa vijon numërimi i votave të diasporës, të dy së bashku, (Tabaku me mbi 20 mijë vota dhe Alimehmeti me pak më pak se 18 mijë)  ata morën gati 25 përqind të totalit të mbështetjes që opozita arriti të sigurojë në kryeqytet.

Lajme të tjera |  The Telegraph: Si nisi përplasja Macron-Meloni në samitin e Tiranës

Mbi 38 mijë votat e tyre janë gati sa çkanë grumbulluar 22 kandidatët e tjerë (nga 37 në total) të renditur nga fundi i listës së hapur. Ndërsa 13 kandidatët e tjerë, grumbulluan gjysmën e mbetur të votave.

Në listën e sigurt, PD i dha 1 të tretën, ose 4 mandate aleatëve, 2 Partisë së Lirisë, një Partisë Republikane dhe një PDIU-së.

Por të treja këto forca, përmes përfaqësuesve të tyre në listat e hapura, nuk arritën as në 14 mijë vota (mbi 4 mijë vota më pak se Alimehmeti, dhe mbi 6 mijë vota më pak se Tabaku).

Partia Demokratike u paraqit me një tren aleatësh në zgjedhje. Por në Tiranë, të gjithë së bashku, nuk arritën të grumbullonin as sa votat e Tabakut dhe Alimehmetit. Madje janë diku te 7 mijë vota më pak se ata të dy.

Lajme të tjera |  'Partizani'/ GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe dhëndrin e tij

Aleatët në listat e hapura

Rivelino Çuno    PEISH      493 vota

Petrit Doda.       PLL         4716 vota

Mhill Gecaj.       PLDK      3415 vota

Altin Goxhaj.     Aksh       1919 vota

Shpëtim Idrizi    PDIU      1969 vota

Albi Jahelezi       PR          3741 vota

Ilir Meta               PL           7900 vota

Elton Roshi          PAA       5409 vota

Sali Shehu           Frd         1470 vota

TOTALI                              31.032 (vota deri në orën 14:30)

(Shqiptarja.com)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us