Alonso dhe Reali në kontakte, Bayer Leverkusen i vë kusht klubit “Los Blancos”

Largimi i Carlo Ancelottit nga Real Madridi në fund të këtij sezoni është tashmë i kryer. Duke parë eliminimin në Champions League dhe vështirë se mund të fitojë titullin kampion, italiani do të largohet në fund të këtij sezoni.

Kandidati kryesor për të zënë vendin e 65-vjeçarit në kryeqytetin e Spanjës është Xabi Alonso. Siç raportojnë mediat gjermane, agjenti i teknikut spanjoll ka pasur kontajte me drejtuesit e “los blancos”.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë që 43-vjeçari të largohet menjëherë nga drejtimi i Bayer Leverkusen. Kampionët në fuqi të Gjermanisë do të kërkojnë të paktën 15-20 milionë euro për lirimin e Xabi Alonsos

Lajme të tjera |  Atalanta e Djimsiti mposht Milanin, “Djalli” largohet edhe më shumë nga zona Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us