“Altin Dumani, njeri kurajoz dhe meriton gjithë respektin”, Rama: Ai ishte aty në zyrë, por ne i dhamë “shpatën”

Edi Rama, gjatë fjalës së tij, edhe njëherë tjetër foli me nota pozive për kreun e SPAK, por sipas Kryeministrit, “shpatën” e drejtësisë ia dha Partia Socialiste.

“Kur ne morëm detyrën, nuk kishin respekt dhe besim, por tani i shihni vetë çfarë transformimi kemi bërë.

Altin Dumani, njeri kurajoz dhe meriton gjithë respektin. Por ai nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vjet, prej vitesh punonte prokuror. Asnjë nuk e dinte që ekzistone, si ka mundësi që ky prokuror i ndershëm nuk ka thirrur një person me pushtet politik më parë? Çfarë e ka bërë këtë dallim?

Ka ndryshuar komplet Shqipëria, prandaj ai Altini sot merr këdo në pyetje. Ishte Partia Socialiste ajo që i dha shpatën. Shpata ishte aty në zyrë, por e dorëzova unë.”

Lajme të tjera |  Kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën e “Pelikan Security”? Zbardhen detaje nga atentati, ekzekutorët ishin 2, u fshehën në ...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us