Ambasada e SHBA me njoftim të rëndësishëm për aplikantët për viza, ndryshon sistemi nga kjo datë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të implementojë një sistem të ri për takimet e vizave, duke filluar nga data 20 maj.

Sistemi i ri do të mundësojë një sërë lehtësiras si ndryshimi i datës së intervistës. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj, njofton Ambasada e SHBA.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

Lajme të tjera |  “Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat i kishte bufi dhe një tjetër që s’dua t’i përmend as emrin”- Rama: S’duhet të ulim kokën për disa që gjatë 12 viteve kanë hasur në probleme me drejtësinë

Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us