Ambasada e SHBA mesazh për Sali Berishën: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion! Opozita e shëndetshme, me rëndësi për demokracinë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me me një mesazh të drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

Selia diplomatike amerikane në Tiranë në reagimin e saj shkruan se i qëndrojnë pozicionit të tyre se nuk angazhohen me njerëz të përfshirë në korrupsion.
Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor,” e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

Lajme të tjera |  Mbyllet pa fitues beteja Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë humbën shansin e artë me Manaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us