Ambasadori britanik: Emigrantët e paligjshëm shqiptarë do të dërgohen në Ruanda

Brenda një viti emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe është ulur ndjeshëm, me rreth 90%, por Londra nuk do të tërhiqet nga masat shtrënguese dhe këtë e ka deklaruar për RTSH ambasadori i Mbretërisë së bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në një intervistë për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, ambasadori vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë për zvogëlimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm nga 12 mijë vitin e shkuar në më pak se 1 mijë këtë vit, por kohët e arta për shqiptarët me qëndrim të paligjshëm në ishull duket se kanë përfunduar me miratimin këtë javë të asaj që njihet si ligji Ruanda apo skema e Ruandës.

Lajme të tjera |  PËRPLASJA e Braçes me Lapajn: Fashist i Berishës! Kreu i "Shqipëria Bashkë": Je përgjegjës nëse preket familja ime

“Nuk do të ketë dallime nga kombësia. Çdo kombësi mund të përfundojë duke shkuar në Ruandë, nëse i plotëson kriteret për atë skemë, kështu që mund të përfshihen edhe shqiptarët në të”, tha ambasadori për emisionin “Pa Censurë”.

Sipas ligjit që ka kaluar së fundmi vetëm Dhomën e Komuneve, emigrantët  e paligjshëm që kërkojnë azil në Britani do të dërgohen në Ruanda, ku do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes. Përpara se të hyjë në fuqi, ligji duhet të marrë miratimin edhe nga Dhoma e Lordëve, që konsiderohet një pengesë për kryeministrin Sunak në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi përpara zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të tjera |  Rritja e rrogave: Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

Ambasadori foli edhe për çështjen e vizave. Ai nuk pohoi se ka një politikë për lehtësimin e vizave, por hodhi poshtë me shifra zyrtare pretendimet e refuzimit në masë të aplikimeve për viza të ndryshme nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us