“Ambasadorin e Italisë do e shpallja ‘non grata”, Meta: McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj ndërkombëtarëve gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare, “që mendojnë se ne jemi popull pulash, që na thonë shkelni kushtetutën e bëjeni fërtele”.

Ilir Meta u shpreh se ambasadorin e Italisë do e kishte shpallur non grata në Shqipëri, por theksoi se nuk e bëri për shkak të marrëdhënieve me Italinë.

“Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra”, u shpreh ai.

Kreu i PL-së deklaroi se nëse një diplomat diskuton dekretin e Bajram Begaj“unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz”.

Ilir Meta: “McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën e bëjeni fërtele. Kështu e bëni në vendet tuaja? I betoni anëtarët e Gjkykatës Kushtetuese tek Lana? E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që ka Kushtetuta

Nuk bëhen në një vend europian këto në vend anëtar. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët.

Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do të kthehet atje ku ishte. Të gjithë do të kenë fatin e Dvoranit.

Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në Gjykatën Kushtetuese.”

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us