Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galet Peleg, gjatë një interviste në emisionin “Pa Censurë” të deklaroi se propozimi i kryeministrit Edi Rama për mbarëvajtjen e situatës pas mbarimit të luftës duhet të plotësojë tre kushte.
Sipas ambasadores Peleg tre kushtet janë lirimi i të gjitha pengjeve nga Hamasi, moskontrolli i Gazës nga Hamasi dhe që çdo zgjidhje duhet të ketë masa sigurie për Izraelin.
“Çdo zgjidhje që do të pranohet pas luftës, duhet të marrë në konsideratë tre kushte dhe mendoj që kryeministri Rama e kuptoi shumë mirë.
1. Që pengjet duhet të lirohen. Të gjithë! Pa kushte!
2. Që Hamas-i të mos e kontrollojë Gazën.
3. Çdo zgjidhje duhet të përfshijë masa sigurie për Izraelin”-tha Ambasadorja.
Më tej diplomatja izraelite foli edhe për myslimanët e Shqëipërisë të cilët edhe kanë tubuar pro Palestinës.
Unë njoh shumë myslimanë, edhe në Shqipëri. Jam e sigurtë se asnjë prej tyre nuk do të binte dakord që të vriteshin foshnja në emër të islamit, apo t’u priten kokat njerëzve në emër të islamit, ose të përdhunohen gra në emër të islamit”-tha Peleg.