Aministi për dorëzimin e armëve? Balla: Do gjejmë stimuj për të nxitur qytetarët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa komentoi ngjarje e rëndë që ndodhi sot në zonën e Freskut, ku dy vëllezër mbetën viktima të krimit në familje, u pyet nga gazetarët mbi mundësinë e një amnistike për armët. Balla tha se janë në diskutime me organizata ndërkombëtare, për të gjetur mundësi që të nxisin qytetarët në dorëzimin e armëve.

“Duhet të shkojmë në incentiva të tjera që çojnë në dorëzimin e armëve, në mënyrë që të pakësojmë sa të mundim numrin e armëvë që gjenden në shtëpitë, bahçet, makinat e personave që udhëtojnë. Po diskutojmë me disa organizata që merren për armëmbajtjen pa leje, propozimi im mbetet që përmes amnistimit të nxisim qytetarët. Po dorëzove një armë pa leje, ke një incentivë sociale”, tha Balla por p bërë me dije detaje të mëtejshme nga kjo nismë që pritet të ndërmerret.

Lajme të tjera |  Alarmi/ Temperatura deri në 40 gradë, sinoptikania: Bëni kujdes deri më datë 10 korrik. Do zgjerohet harta e zjarreve

Balla theksoi se armëmbajtja pa leje vijon që të mbetet një sfidë për policinë.

“Objektivi im dhe i Policisë së Shtetit në 2024 është për një qasje edhe më të ashpër ndaj çdolloj forme posedimi apo armëmbajtje pa leje. Kjo është një arrogancë e hapur ndaj ligjit dhe ndaj komunitetit. Dhe ne do t’i japim fund çdo lloj shprehje publike të personave të cilët shfaqen në bare, në mjedise publike me armë me vete apo armë të fshehura në kroskotet e makinave apo në vende të tjera”, theksoi ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave vjetore, gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 797 armë (401 armë zjarri, 148 armë gjahu dhe 148 armë sportive); 8 mina me telekomandë, rreth 300.4 kilogramë lëndë plasëse, 119 granata dhe municion luftarak.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us