“Ana e errët” e Franz Beckenbauer/ Romancat sekrete dhe skandalet e Kaiser-it

Franz Beckenbauer vdiq në moshën 78-vjeçare, duke shkaktuar dhimbje për futbolldashësit, sport në të cilin ai dha shumë si lojtar i gjithanshëm në Bayern Munich dhe kombëtaren gjermane. Me vdekjen e tij më 7 janar, disa histori nga jeta private e Kaiser-it në lidhje me çështjet familjare dhe sentimentale filluan të dalin në dritë. Por edhe legjenda e futbollit kishte “anën e tij të errët”.

Dashuria e parë e madhe e Beckenbauer ishte Brigitte Wittmann, me të cilën u martua në moshën 21-vjeçare në vitin 1966. Ata u takuan kur ajo punonte si sekretare në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) dhe thonë se ylli i futbollit i sillte një çokollatë çdo ditë, derisa më në fund e ftoi për një shëtitje romantike përgjatë lumit Isar. Brigitte, e cila kishte treguar dashurinë e saj për Franzin duke adoptuar djalin (Thomas) që futbollisti kishte pasur në moshën 18-vjeçare me një kolege në kompaninë Allianz (Ingrid Grönke).

"Ana e errët" e Franz Beckenbauer/ Romancat sekrete dhe skandalet

FRANZ BECKENBAUER DHE BRIGITTE WITTMANN

 

Me Brigitte ai pati dy fëmijë të tjerë, Michael dhe Stephan, të cilët vdiqën në moshën 46-vjeçare pasi u diagnostikuan me një tumor në tru.

“Nuk e di nëse do të mund ta pranoj ndonjëherë vdekjen e tyre,”– do të deklaronte ai në vitin 2015, duke e cilësuar humbjen e tyre, si më të madhej në jetë.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Por edhe martesa me Wittmann nuk zgjati shumë. Ata u ndanë në 1977 por u divorcuan në 1990. Ndërkohë, Beckenbauer kishte rënë në dashuri me Diana Sandmann, një fotografe sportive me të cilën shkoi të jetonte në Nju Jork.

Lidhja e dashurisë së dy herë fituesit të Topit të Artë me Dianën, të cilën mediat gjermane e cilësuan si “më të pasionuarat”, u konsolidua në “Mollën e Madhe”. Por përsëri, pas më shumë se një dekade lidhjeje, ‘Perandori’ u nda sërish. Dashurinë e provoi sërish kur takoi Sybille, me të cilën mbajti dasmën e dytë zyrtare të jetës së tij në vitin 1990, kur ai tashmë ishte trajner i ekipit gjerman.

"Ana e errët" e Franz Beckenbauer/ Romancat sekrete dhe skandalet

FRANZ BECKENBAUER DHE HEIDI BURMESTER

Jo çdo gjë shkoi siç pritej dhe marrëdhënia u prish pas një skandali për një fëmijë jashtë martese që Beckenbauer kishte me sekretaren e tij të Bayern Munichut, dy dekada më të re. Lajmi u bë publik në vitin 2000 kur Franz punonte në ekipin bavarez dhe bëri bujë. Gruaja në fjalë do të përfundonte të ishte gruaja e tij e tretë dhe e fundit: Heidi Burmester. Në mes të skandalit, trajneri i atëhershëm i skuadrës më të fuqishme në vend përdori një frazë që mbahet mend ende: Krimi nuk është aq i madh. Zoti gëzohet për çdo fëmijë.

Në vitin 2006, viti kur Kupa e Botës u mbajt në Gjermani, të dy u martuan dhe patën një vajzë, Francesca, e cila iu bashkua Joel-Maximilian në familjen e re.

Lajme të tjera |  Rikthim i BUJSHËM në Superiore? Partizani “tenton” goditjen e papritur në merkato

Franz i kaloi vitet e tij të fundit duke luftuar një sëmundje dhe në shoqërinë e partneres së tij, Heidi. 57-vjeçarja përfundoi si femra më e rëndësishme për Beckenbauer dhe ajo që e shoqëroi deri në ditët e fundit dhe që ka marrë pasurinë e mbrojtësit gjerman, e cila kap shifrën e 80 milionë eurove./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us